Një grua e moshuar, Remzije Ahmeti është larguar mbrëmë rreth orës 23:45, nga banesa e saj në Veternik, e deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Lidhur me këtë, ndihmë kanë kërkuar familjarët e Ahmetit, të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.
Nëse e shihni zonjën e moshuar, më poshtë gjeni numrat kontaktues:
049 400 049 ose 049 795 200.
Ahmeti raportohet të jetë zhdukur mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes, dhe vuan nga sëmundja e Alzheimerit.