Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga pjesëmarrja në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut, i cili u varros të shtunën.
Osmani ka publikuar pamje duke shtrënguar duart me liderë botërore, duke përfshirë këtu presidentin amerikan, Donald Trump.
Ndërkohë, në disa pamje, pranë saj shihet edhe kryeministri në largim, Albin Kurti.
“Krahas liderëve nga mbarë bota, në Vatikan, në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut.
Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.
Trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë” – ka shkruar ajo.