Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kushtetuesja vlerëson se Ligji për zyrtarët publikë s’është antikushtetues 

    25/04/2025 17:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Ligji për zyrtarët publikë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe i njëjti i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që ta shpallë atë, dhe më pas të hyjë në fuqi.

    Lënda në Kushtetuese u dërgua nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kontestuan disa paragrafë të Ligjit për zyrtarët publikë. Thelbi i ankesave të tyre kishte të bënte me shndërrimin e pozitave me mandat të pacaktuar në pozita me mandat të caktuar të nëpunës civilë të nivelit drejtues të mesëm dhe të ulët.

    Parashtruesit e kërkesës kishin argumentuar se shndërrimi i pozitave me mandat të pacaktuar në mandat të caktuar është në kundërshtim me ligjet, pasi nëpunësit kanë nënshkruar akt-emërime me afat të pacaktuar.

    Por, Gjykata Kushtetuese tha se shndërrimi i pozitat me mandat të caktuar të nëpunësve të nivelit drejtues të mesëm dhe të ulët në shërbimin civil, rregullohet me nenet e ligjit.

    Sipas Kushtetueses, Ligji për zyrtarët publikë parasheh zvogëlimin e pagës së drejtuesve të nivelit të mesëm dhe të ulët, në rast se nuk kanë performacë të mirë gjatë mandatit të parë katërvjeçar dhe atyre nuk iu vazhdohet pozita për një mandat tjetër.

    Ndërkaq, pas përmbylljes së mandatit të parë ose të dytë – pra pas tetë vjetësh – shpallen konkurse publike për këto pozita, dhe nëpunësit e njëjtë mund të mos rizgjidhen në pozitat e tyre, “por të sistemohen në pozita të lira të kategorisë më të ulët profesionale se kategoria drejtuese pa u vendosur në Listën e Pritjes”.

    Kushtetuesja tha në vendimin e saj të publikuar më 25 prill se Ligji për zyrtarët publikë nuk prodhon pasoja të menjëhershme, pra, ndryshimet në shndërrimin e pozitave fillojnë gradualisht pas katër vjetësh apo tetë vjetësh “duke u lejuar kohë të mjaftueshme subjekteve juridike që të rregullojnë sjelljen e tyre, e që në thelb është në pajtim me parimin e sigurisë juridike, respektivisht ‘parashikueshmërisë’ si element i saj”.

    Po ashtu, Kushtetuesja tha se kjo nuk rezulton në humbje të marrëdhënies së punës në shërbimin civil për nëpunësit civilë të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, për shkak se ata sistemohen në një pozitë të lirë të kategorisë profesionale dhe rrjedhimisht nuk vendosen në listë të pritjes, sipas nenit 67 të ligjit.

    Gjykata sqaroi se nëpunësit që sistemohen në pozitën e lirë mund të ankohen në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, kundër vendimit nëse e konsiderojnë se pozita e tyre nuk është e përshtatshme me përgatitjen e tyre profesionale, raporton REL.

    Nëpunësit, sipas Kushtetueses nuk mund të parashtrojnë ankesë në rast se atyre u ka përfunduar mandati dhe nuk kanë konkurruar sërish për pozitën që kanë mbajtur paraprakisht.

    Ligji për zyrtarët publikë ishte miratuar më 2022. Pasi u miratua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, Bashkimi Evropian kishte shprehur pakënaqësi lidhur me projektligjin për zyrtarët publikë, duke argumentuar se gjatë hartimit nuk ishin marrë parasysh disa komente të bllokut, që kishin për qëllim sigurimin e një shërbimi civil të depolitizuar dhe profesional dhe të një sistemi të shërbimit të bazuar në merita, në përputhje me parimet e reformës të administratës publike dhe me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të nënshkruar mes BE-së dhe Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Hasani: Ish-opozita s’ka asnjë faj për bllokadën – LVV po e luan lojën e budallait

    Për të 13-të herë dorëzohen në Kushtetuese dosje për kompensim të dëmeve të luftës

    Vendimi i Supremes për votat me postë, VV: Do të ankohemi në Gjykatë Kushtetuese

    Të Fundit

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Zjarri tragjik në Koçan – Një nga të lënduarit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

    Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false

    34 seanca- 34 dështime, Kosova vazhdon të mos konstituim të Kuvendit

    Të paktën 240 të plagosur nga sulmet me raketa iraniane në Izrael

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.