Tashmë janë publikuar edhe pamje ku vërtetojnë aksionin e Policisë së Kosovës, sot qysh në orët e para të mëngjesit, në komunën e Kaçanikut, aksion ky i cili dyshohet se ka të bëjë lidhur me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, raporton GazetaDemos.
Nga ky aksion, sipas mediave lokale, nga burime edhe të pakonfirmuara zyrtarisht, pritet të ketë edhe të arrestuar, të cilët tashmë nga organet e rendit janë të dyshuar për implikim në këtë ngjarje.
Deri më tani, në prangat e Policisë për vrasjen e rëndë që tronditi vendin, janë arrestuar shtatë persona.
Ndaj tyre, është mbajtur edhe seanca e parë, ku iu është shqiptuar dënimi fillestar prej një muaj paraburgim.
Pamje nga vendi i ngjarjes: VIDEO