Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ngërçi për kryeparlamentarin, edhe seanca e së premtes pritet të dështojë

    24/04/2025 22:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe seanca e nesërme pritet të jetë e njejtë sikurse seancat e kaluara si kështu pritet edhe të dështojë.

    Kjo për faktin se Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë përsëri për kryetare të Kuvendit, deputetën Albulena Haxhiu.

    E partitë opozitare nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket votimit ose jo të Albulena Haxhiut.

    Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Indeksonline kanë thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

    Time Kadrijaj në një prononcim për Indeksonline është shprehur se qëndrimi i AAK-së për seancën e nësërme mbetet i njejtë.

    ‘’Normalisht që do të kundërshtojmë emrin e Albulena Haxhiitu, AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vendimit’’, është shprehur ajo për Indeksonline.

    Sikurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim karshi propozimit të Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi.

    Nga kjo parti në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për kandidatën e VV-së, Albulena Haxhiu.

    Mërgim Lushtaku në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka qëndruar qëndrim.

    Ai tha po ashtu që PDK-ja do të mblidhet nesër në mëngjes para seancës për të diskutuar lidhur me hapat e mëtutjeshëm.

    Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit të tij politik mbetet i njëjtë.

    “Jo, nuk kemi ndryshuar qëndrim. LDK do ta ketë qëndrimin e njëjtë edhe ditën e nesërme. Partia e parë që ka marrë më së shumti vota do të duhet të zgjedhë edhe kryetarin e Kuvendit edhe të formojë Qeverinë. Nëse jo, rruga duhet të hapet. Gjithçka është e rregulluar me Kushtetutë. Partia e voton, kryetari i Kuvendit duhet të ketë shumicën e votave. Për LDK-në nuk është problem emri i kandidatit,” ka deklaruar Haziri.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputetët mblidhen nesër për herë të 23-të me radhë

    Serwer: Bllokada në Kuvendin e Kosovës po vazhdon më shumë seç duhet

    Dy muaj nga certifikimi nuk konstituohet Kuvendi, 22 mbledhje të dështuara

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.