Me dhimbje të madhe është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Rrustem Elshanit nga fshati Baicë i Drenasit, i cili ndërroi jetë papritur në Francë, ku ndodhej për një vizitë familjare tek djali i tij.
Vdekja e tij e papritur ka tronditur familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur si një njeri të qetë, të urtë dhe të dashur për komunitetin. Baci Rrustem, siç e thërrisnin me afeksion, do të mbahet mend për dashurinë e pakursyer për familjen, përkushtimin ndaj punës dhe respektin që kishte fituar në mesin e njerëzve që e rrethonin.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 24 prill 2025, në varrezat e fshatit Baicë, me fillim nga ora 14:00.