Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas informacioneve fillestare, një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. I plagosuri po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi për DEMOS se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar një person të dyshuar si të implikuar në rast.
“Sipas informacioneve të para, një person është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka identifikuar një të dyshuar dhe aktualisht është duke vazhduar me veprimet hetimore me qëllim ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje,” deklaroi Borovci.