Ngadhnjim Rudi, avokati i Vatan Qakës, i dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, përmes një lidhje direkte në “Rubikon” tha se klienti i tij ngarkohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.
Rudi u shpreh se në bazë të përshkrimit faktit të Prokurorisë, nuk ka asnjë element të terrorizmit.
“Klienti im ngarkohet për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje dhe nga kërkesa e Prokurorisë shihet qartë se Prokurori kërkon shqiptimin e masës së paraburgimin për gjashtë të pandehurit, me dyshimin se të njëjtin në bashkëkryerja kanë kryer vrasjen e rëndë ndaj policit Muhamed Lika”.
“Edhe në përshkrimin faktik që e ka bërë Prokuroria, nuk ka pasur lidhje me terrorizëm, me grup terrorist, apo grup radikal – islamist, mirëpo ka qenë një vrasje e planifikuar, ende nuk dihet nga kush, hetimet janë duke vazhduar, mirëpo nuk e ka asnjë element të terrorizmit, se sikur ka kishte, atëherë do të shkonte në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”, u shpreh tutje avokati.