Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AGK mirëpret vendimin e Kushtetueses për të rrëzuar Ligjin për KPM-në: Duhet ligj i ri me debat dhe përfshirje të gjerë publike

    23/04/2025 17:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ligjin për KPM-në, duke theksuar se disa nga shkeljet e gjetura kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, shkarkimit të kryetarit, kompetencave të KPM-së , por edhe të tjera.

    Në komunikatë, shtohet se AGK bashkë me juristen e medias, Flutura Kusari, kishte dërguar opinionin e kërkuar nga Gjykata për këtë Ligj.

    Po ashtu, nga AGK është thënë se se duhet një ligj i ri, me debat dhe përfshirje të gjerë publike dhe në linjë me standardet evropiane, duke respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës.

    Komunikata:

    AGK-ja e mirëpret rrëzimin e Ligjit të KPM-së nga Gjykata Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese ka njoftuar këtë të mërkurë se e ka shfuqizuar Ligjin 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave, pasi ka gjetur se disa prej neneve të tij janë në kundërshtim me Kushtetuën e Kosovës.

    “Gjykata konstatoi se Ligji nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave duhet të shfuqizohet dhe i njëjti të rishikohet bazuar në gjetjet e Aktgjykimit”, thuhet në njoftimin për media.

    Disa prej shkeljeve të gjetura kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, shkarkimit të kryetarit, kompetencave të KPM-së dhe të tjera.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me juristen e medias, Flutura Kusari e kishte dërguar opinionin e kërkuar nga Gjykata për këtë Ligj, dhe e mirëpret vendimin për shfuqizim, duke besuar se duhet një ligj i ri, me debat dhe përfshirje të gjerë publike dhe në linjë me standardet evropiane, duke respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës.

    Pjesa kryesore e njoftimit për shkeljet është kjo:

    Gjykata, njëzëri ka vendosur (i) të deklarojë kërkesat të pranueshme; si dhe (ii) të konstatojë se, nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3 të paragrafit 1 të nenit 15 (Zgjedhja e anëtarëve të KPM) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me nenin 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kushtetutës; (iii) të konstatojë se, nën-paragrafët 3.4 dhe 3.5 të paragrafit 3 të nenit 18 (Shkarkimi i Kryetarit dhe anëtarit të KPM-së) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kushtetutës; (iv) të konstatojë se, nën-paragrafët 2.4 dhe 2.5 të paragrafit 2 të nenit 4 (Kompetencat e KPM-së), paragrafi 5 i nenit 25 (Leja e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre) dhe paragrafi 2 i nenit 43 (Rregullimi i pronësisë së të licencuarave/regjistruarave) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (v) të konstatojë se, pika 1.2.1 dhe pika 1.2.24, e nën-paragrafit 1.2 të paragrafit 1 dhe pikat 1.3.5 dhe 1.3.6 të nën-paragrafit 1.3 të paragrafit 1 të nenit 60 (Sanksionet me gjobë) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (vi) të konstatojë se Ligji i kontestuar, shfuqizohet; si dhe (vii) të refuzojë kërkesat për masë të përkohshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, thotë AGK-ja

    AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave

    “Skandaloze për Kosovën”, Rexha i AGK-së fajëson qeverinë për krizën në lirinë e mediave

    Të Fundit

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.