Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Finlandë.
Gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin finlandez, Alexander Stubb, ajo foli edhe për marrëdhëniet me Serbinë.
Osmani tha se Kosova ka zgjedhur dialogun si mjetin e vetëm për të zgjidhur çështjet e mbetura, duke potencuar rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.
“Fqinji ynë nuk beson në këto parime, por i kemi zgjatur dorën tonë të bashkëpunimit, pasi duam të sigurohemi që fëmijët tanë, gjenerata e parë që ka njohur vetëm paqe e jo luftë, të mos kalojë më asnjëherë ato që i kemi kaluar ne”, nënvizoi Osmani.