Trupi i Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare, do të transferohet mëngjesin e sotëm nga Casa Santa Marta në Bazilikën e Shën Pjetrit që besimtarët të bëjnë homazhe.
Tre ditë lutje për të lejuar të gjithë ata që dëshirojnë t’i bëjnë nderimet e fundit Papatit argjentinas.
Varrimi do të bëhet të shtunën në mëngjes në orën 10:00, në prani liderëve botërorë nga Trump te Zelensky, nga von der Leyen te Starmer.
Në kapelën e Casa Santa Marta të martën, trupi i Papës u vizitua nga kardinalë, punonjës të Vatikanit dhe personalitete si Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.
Qeveria ka shpallur pesë ditë zie kombëtare nga e marta deri të shtunën.
Kardinali Kevin Farrell do të drejtojë një lutje përpara se trupi i Papa Françeskut të zhvendoset.
Pas ceremonisë së transferimit, publiku do të mund të bëjnë nderimet e tyre në ditët para varrimit.
Bazilika do të jetë e hapur në oraret e mëposhtme:
- 23 Prill – nga ora 11:00 deri në 24:00
- E enjte 24 Prill – nga ora 07:00 deri në 24:00
- E Premte 25 Prill – nga ora 07:00 deri në 19:00