Vendimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1%, ka filluar të ketë ndikim edhe në rritjen e çmimit në produktet tjera elementare.
Lidhur me këtë çështje reaguar njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, i cili thotë se vendimi i ZRRE për shtrejntimin e energjisë elektrike e vështirëson jetën e kategorive me të hyra më të ulëta.
Ai thotë se ky vendim ndikon në zingjirin furnizues të artikujve bazik të jetës.Sipas tij këtë vendim qeveria do duhej ta shtyente së paku deri në vitin tjetër dhe ZRRE të sygjeronte që tarifat të jenë sipas kostos direkte dhe sipas rajonit, ku këto tarifa do duhej të ishin të përballueshme.
“Vendimi i ZRRE për shtrejtimin e energjise elektrike për 16.10 % e veshtirson jetën e kategorive me te hyra te ulta si kategoritë pensionale, kategoritë sociale, gjithashtu edhe te punësuarit si ne sektorin private ashtu dhe publik. Gjithashtu ndikon edhe në zingjirin furnizues të artikujve bazik jetës, un mendoje qe ekzekutivi do te duhej ta shtynte se paku prej vitit tjeter dhe ZRRE do te duhej te sugjeronte qe tarifat te jenë sipas kostos direkte dhe sipas rajonit dhe keto tarifa do te duhej te ishtin të përballueshme me respekt Jakup Bellaqa njohes I çështjeve ekonomike”, tha Bellaqa për GazetaBlic.