Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    30 ditë paraburgim për grupin e përfshirë në vrasjen e policit, Muhamet Lika

    22/04/2025 17:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të dyshuarit për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika, të shoqëruar nga Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës, janë dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

    Ndaj tyre është marrë vendim për 30 ditë paraburgim.

    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 01.04.2025 rreth orës 23:00 në një rrugë të Kaçanikut, përkatësisht në hyrje të një ndërtese, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë – rreshter M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, në atë mënyrë që më pas i mituri, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë – rreshter M.L., ku viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjellë në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar, duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plafët e marra, viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit “D.”, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “M.D.”, ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i pandehuri H.B., i cili e përcjellë zyrtarin policor prej momentit të daljes nga stacioni duke i shkuar mbrapa e pas kryerjes së veprës penale nga i mituri rreth 14 minuta mbrapa vije në afërsi të vendit të ngjarjes duke qëndruar një kohë dhe duke u larguar, i pandehuri V.Ç., është parë në shoqëri të të pandehurve R.M. dhe të miturin ku të njëjtit para kryerjes së veprës penale vërehen duke vëzhguar vendin e ngjarjes, i pandehuri E.L., në bazë të video incizimeve është parë në shoqëri të të pandehurve ku së bashku me të pandehurin Sh.K., e përcjellin rreshterin M.L., nga daja nga Stacioni Policor, ku i pandehuri E.L., derisa ka qenë në veturën “Opel Astra” me të kaluar viktima del nga vetura pronë e të pandehurit Sh., dhe vazhdon me veturën “Golf II” në përcjellje të viktimës, ndërsa i pandehuri Sh., vazhdon me veturën “Opel Astra” duke përcjellë viktimën, i pandehuri D.G., përmes telefonit kontakton të pandehurin H.B. dhe i njëjti e strehon dhe i ofron ndihmë në ushqim dhe gjëra tjera të miturit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Kujtojmë se të hënën në Kaçanik janë arrestuar shtatë persona, të cilët dyshohen për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

    Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar një muaj paraburgim për gjashtë të arrestuarit.

    Ndërkaq dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit R.B, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.

    Muhamed Lika u vra në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, më 1 prill derisa po kthehej nga puna.

    Artikuj të ngjashëm

    Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë 

    Prokuroria zbulon detaje për operacionin “Patenta”: Për disa muaj pati hetim të fshehtë

    Lirohet Faton Peci pas intervistimit, e konfirmon Prokuroria Speciale

    Të Fundit

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Deputetja Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.