Gjashtë nga shtatë të arrestuarit për vrasjen e policit Muhamet Lika, sot janë sjellë përpara trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Seanca u mbajt më herët gjatë ditës, ndërkaq me të përfunduar, avokatët e të dyshuarve janë deklaruar përpara mediave.
Avokati Kastriot Zenuni, që mbron të dyshuarin Shkëlqim Kuka, tha se klienti i tij është i pafajshëm.
“Klienti im i ka njohur vetëm si xhemat në xhami, është i pa fajshëm dhe nuk ka elemente të veprës penale sipas aktakuzës”, tha ai. /Demos/