Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
“Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës/e mitur”.
“Veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e prokurorisë
Më tej, thuhet se Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fjator dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë