Edhe pse zilja është duke rënë prej disa minutash, në Kuvendin e Kosovës po mungojnë shumë prej deputetëve.
Madje mungesën më të madhe të deputetëve e kanë nga Lëvizja Vetëvendosje.
E për këtë ka reaguar deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Duke iu drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari ai tha se që t’i thërrasë deputetët e VV-së të mos vonohen.
“Axha Avni thirri këta fëmijët mos t’vanohen”,dëgjohet duke i thënë Haradinaj Deharit.
Ai është parë paksa nervoz derisa bën thirrje që të nis seanca.