Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur komplikim dhe bllokadë të panevojshme situatën e krijuar për konstituimin e Kuvendit.
Krasniqi arriti në ambientet e Kuvendit për të marrë pjesë në seancën e tretë që po mbahet për këtë javë dhe përpara medieve u shpreh se një gjë e tillë nuk i duhet popullit të Kosovës.
“Kjo është vetëm komplikim i panevojshëm, është bllokadë e panevojshme, vazhdimësi e mentalitetit të imponuesve arbitrar…” u shpreh Krasniqi.