Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përsëritur se mezi pret të punojë me administratën Trump.
Në një intervistë në “TRT”, ajo ka thënë se vet Trump ishte shumë i përfshirë në rajon gjatë mandatit të tij të parë.
“Vet presidenti Trump ka qenë shumë i përfshirë në rajonin tonë gjatë mandatit të tij të parë, me suksese shumë të rëndësishme, dhe mezi pres të punoj me administratën e tij shumë ngusht për të parë se si mund ta ruajmë së bashku paqen dhe në të njëjtën kohë, si mund të arrijmë hapa të rëndësishëm përpara, jo vetëm në njohjen reciproke me Serbinë sepse kjo është një çështje, por se si mund t’i forcojmë marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe ShBA-së” – ka thënë ajo.