Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të miratohet së shpejti nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.
Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, lidhur me këtë tha se opozita e ka vendosur Kosovën në gjendje kurthi.
“Jemi para murit, deputetët dhe Kosovën në gjendje të kurthit vendosi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe”. Ne kemi pranuar përgjegjësinë që na kanë jep qytetarët, të gjithë ata që kanë votu kundër, kanë votuar kundër vetvetes. Unë kam dhënë dorëheqje tek eprori i im”, tha ai në TEVE1