Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Haradinaj tha se i ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin personal për avancimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.
“Po ashtu, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian në proceset kyçe për vendin tonë. Italia ka qenë dhe mbetet një partnere strategjike e Kosovës, ndërsa puna e Ambasadorit De Riu është shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë ndaj shtetit tonë”, shkroi Haradinaj.
Kreu i AAK-së u shpreh se i uron suksese të mëtejme De Riut në angazhimet e tij të ardhshme.