Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është identifikuar dhe kanë nisur procedurat për marrjen e masave ndaj shoferit të veturës Golf 3 me targa të Shkupit, i cili gjatë ditës së djeshme lëvizte nëpër qytet me një kalë të lidhur prapa veturës, përcjell TV21.
“Pas të gjitha masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB-Shkup ka identifikuar drejtuesin e veturës, pas çka me të është zhvilluar bisedë zyrtare dhe është njoftuar prokurori publik, pas udhëzimeve të të cilit do të përgatitet raport për Prokurorinë Publike në Shkup me të gjitha materialet e dokumentuara, për veprime të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.