I dyshuari për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në Drenas në mes të një motoçiklete dhe një automjeti ka përfunduar në prangat e Policisë.
Nga Policia kanë bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje, nën dyshimet se shkaktoi aksidentin në fshatin Terstenik të Drenasit.
Si pasojë e aksidentit, mërgimtari Aldion Mulaj mbeti i vdekur, ndërsa miku i tij pësoi lëndime trupore.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”