Gjovalin Prendi, 64 vjeç mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Lezhë. Policia tha se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të 64-vjeçarit.
Në atentat dyshohet se kanë qenë dy automjete dhe të paktën katër persona të moshës 30-35 vjeç. Autorët dyshohet se lëviznin me një automjet tip Porsche Cayenne.
Në momentin e atentatit viktima ndodhej në lokal me disa persona të tjetër, por asnjëri nuk është lënduar nga plumbat. Të dy mjetet janë afruar nga hyrja kryesore e lokalit dhe nga dera hyrëse është hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronte viktima.
64-vjeçari kishte hapur lokalin që ndodhet pranë kryqëzimit të Urës së Milotit dhe segmentit të vjetër drejt Rubikut.
Gjovalin Prendi është babai i Roan Brahimit i njohur dhe si Sidorel Prendi u vra më 9 maj 2024 në Athinë.