Deputetja e certifikuar dhe minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar t’ia hedh fajin partive politike PDK, LDK, AKK për dështimin e dY seancave për konstituimin e Kuvendit, shkruan Periskopi.
Haxhiu e ftuar në kanal10 tha se kanë qenë të befasuar e veprimin e partive.
“Në seancën e 15 prillit qëndrimin e opozitës e kemi pas befasi, nuk nuk na ka marr mendja. Për mua është shumë problem serioz për të bllokuar konstituimin e kuvendit. Nuk ka asnjë kuptim qëndrim absurd”, tha Haxhiu.
E pyetur se nëse kjo është strategji e VV-së se nuk i kanë numrat ende, Haxhiu tha se VV-ja i ka numrat për kryeparlamentarin dhe krijimin e Qeverisë.
“Unë po mendoj që ata e dijnë se ne I kemi numrat ne I kemi”, tha ajo.
E pyetur se sa numra i kan, Haxhiu hezitoi të tregojë.
“Nëse të tregoj ty tani më nuk është interesant”, përfundoi ajo.