Nuk ka dorëheqje të vlefshme formale, siç ia kërkon ligji që kanë shkruar vetë dhe Kushtetuta e Kosovës, se s’mund të mbajë askush pushtet ekzekutiv dhe legjislativ – por, për deputeten Mimoza Kusari-Lila krejt çfarë po ngjanë është “imagjinatë” e partive ish-opozitare “për ta larguar fizikisht” Albin Kurtin nga Zyra e Kryeministrit “qoftë edhe për vetëm disa orë”.
“Duan ta ushqejnë imagjinatën e tyre që mund ta largojnë fizikisht Kurtin nga Zyra e Kryeministrin qoftë edhe për pak ditë, për pak orë. Kjo është absurd. Sepse me Kushtetutë parashihen kompetencat e kufizuara”, tha ajo.
“Duhet të kuptojmë dhe pranojmë se është kriju një precedan i keq, dhe ai votim është pa nga të gjithë… Duhet ta kthejmë atë raport prej fillimi, atë seancë prej fillimi, e a do ta arrijmë këtë diskutim deri të shtunën, mbetet të shihen”, shkroi Kusari-Lila.