Mark Antony Samson, autori i vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula, ka rrëfyer para prokurores të gjithë skenën e krimit të tmerrshëm që ndodhi në dhomën e tij.
Sipas raportimeve të mediave italiane, 23-vjeçari me prejardhje nga Filipinet ka përshkruar se si e mori jetën Ilarisë dhe si e fshehu trupin e saj. Samson ka pranuar se e vrau Ilarian ndërkohë që prindërit e tij ishin në shtëpi.
‘Mavijosje, gërvishtje dhe …’, dalin rezultatet e autopsisë se Ilaria Sulës
Pas dhunës ndaj saj, që u konfirmua nga autopsia, ai e goditi dy herë me thikë nga pas, duke e lënë të vdekur menjëherë.
“Ajo nuk bërtiti shumë. E godita dy herë me thikë nga pas dhe ajo nuk ndjeu thuajse asgjë. Ajo vdiq menjëherë,” tha ai, duke treguar tronditësisht se u gjend në dhomën e tij me trupin e Ilarias të shtrirë në tokë.
Samson ka treguar gjithashtu se, pasi kuptoi çfarë kishte bërë, e futi trupin e saj në dy thasë dhe më pas në një valixhe më të madhe.
Ai pranon se gjatë gjithë kohës kontrolloi nëse Ilaria ishte ende gjallë, por përfundimisht kuptoi se ajo kishte vdekur. Gjithashtu, u zbuluan mesazhet që Samson i kishte dërguar shoqes së ngushtë të Ilarias, duke u hequr sikur ishte Ilaria.
Në ato mesazhe, ai shkruante se kishte ikur për të takuar një djalë dhe kishte kaluar natën me të, duke munduar të fshehë gjurmët e krimit. “Nuk bërtiti shumë. E godita dy herë me thikë nga pas dhe ajo nuk ndjeu thuajse asgjë. Ajo vdiq menjëherë. U gjenda në dhomën time me trupin e Ilarias të shtrirë në tokë. E futa në dy thasë që kisha në kuzhinë. Dalëngadalë po kuptoja çfarë kisha bërë. Aty mu kujtua një frazë që gjyshi im ma tha përpara se të vdiste. Për çdo gjë ka një zgjidhje, përveç vdekjes. E kontrollova disa herë nëse Ilaria ishte gjallë, por jo, ajo kishte vdekur. Trupin e saj e futa në një çantë, por zinte vetëm gjysmën. Më pas gjeta një valixhe më të madhe, e cila e zinte të tërën”, tha i përlotur Samson.