Humbja që patën në korrikun e vitit 2012, i rëndoi fort familjen nga Radivojci i Vitisë.
Dy vajza të vogla që humbën të atin e një grua që humbi bashkëshortin, shtyllën e shtëpisë.
Me dhimbje në zemër, vazhduan jetën duke jetuar me vjehrrën dhe kunatin që i ndihmonte nga Gjermania.
Dhimbjes për të shoqin, iu shtuan edhe shumë gajle të tjera kur humbi jetën edhe vjehrra.
Kunati që po kujdesej për to, tanimë nga Gjermania erdhi si një njeri tjetër.
Me ngulm e kërcënim po u kërkonte të lëshonin shtëpinë, ani pse ishte e ndërtuar në tokën që M.S. e kishte hise nga burri.
M.S., e cila jeton me dy vajzat e saj, nuk po do që të lëvizë këmbën nga ajo pronë.
Kjo për faktin se sipas saj, kjo tokë i përket të shoqit dhe e ka amanet nga vjehrri i saj.
51-vjecarja për KIKS-in, rrëfen se si ofendimet e kunatit nuk mungojnë sa herë që fillojnë të komunikojnë.
Sipas saj, ai e shan sa herë që shihen në mënyrë që të e bindë që të largohet nga shtëpia.
Madje sipas 51-vjeçares, gjithë ky insistim dhe presion nga kunati po i vjen vetëm për një arsye.
Se cila është ajo, mësojeni në kronikën në vijim: