Me dy ndeshjet e sotme, është përmbyllur xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Me fitore, Drita e ka ruajtur distancën prej 10 pikësh ndaj Ballkanit në krye të renditjes tabelare dhe po marshon fuqishëm drejt titullit të kampionit.
Malisheva është në vendin e tretë dhe do të synojë të mbajë atë vend që dërgon në garat evropiane.
Por, Ferizaj është rreziku kryesor për ta, pasi gjendet në vendin e kat/rt dhe gjashtë pikë larg Malishevës.
Prishtina, Gjilani, Llapi, Dukagjini e Suhareka janë në garë të ashpër për t’i ikur vendit të parafundit dhe vendit të tetë që dërgon në barazh.
Kurse, këtë xhiro, Feronikeli 74 edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.