Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është drejtuar për në Kuvendin e Kosovës ku nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive që u ndërpre të martën.
Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a i ka votat për të konstituar kuvendin dhe se a ka dhënë dorëheqje.
Pavarësisht pyetjeve të shumta, Kurti e vazhdon bisedën me ministrin në detyrë, Hekuran Murati.
Të martën PDK, LDK dhe AAK nuk e votuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve me arsyetimin se qeveritarët duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.