Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmë në Podujevë, për organizim të skemave piramidale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Ajeti”, ku është arrestuar i dyshuari E.M., i cili dyshohet për organizim të skemave piramidale.
Pjesë e aksionit të policisë ka qenë edhe kontrollimi i lokacionit të dyshuar, ku gjatë verifikimeve janë sekuestruar prova materiale, përfshirë: një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë parash.
Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje me autorizim të prokurorit, ndërkohë që hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë me hetimet dhe veprimet procedurale të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.