Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e mirëpret përgjigjen e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ndaj pyetjes të cilën ai e cilësoi si jologjike nga VV-ja.
Abdixhiku tha se ashtu siç paralajmëruan, Seanca Plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës “ofenduese të partisë së parë.
“Dramat eventualisht bien; me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë! Seanca plenare mbahet me detyrim brenda 48 orëve; siç u paralajmërua edhe vendimi ynë si Grup Parlamentar”.
“LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit”, tha Abdixhiku.
Më tej, Abdixhiku paralajmëroi se përfaqësuesit e tyre do të kërkojnë dorëheqjen e “gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë”.
“Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike! Republika mbi të gjitha”, tha ai.
Në përgjigjen ndaj letrës së deputetit më të vjetër të kuvendit, Avdi Dehari, Osmani tha se “Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh”