Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sot pritet të caktohen tarifat e reja të energjisë elektrike

    16/04/2025 07:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot pritet të vendosë për tarifat e reja të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

    Në mbledhjen e thirrur për në orën 08:30, në rend dite janë disa pika, përfshirë pikat për shqyrtimin e propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.

    Në rend dite është edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.

    Caktimi i tarifave për 2025-2026 pritet pasi që më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.

    Pak pas mbajtjes së mbledhjes, më 11.04.2025, ZRRE-ja njoftoi për përqindjen e shtrenjtimit të rrymës për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    “Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qenë 447.626 mil€, ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen Operatorët e licensuar OSSH dhe OST/OT. Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.” – thuhet në komunikatën e ZRRE-së më 11.04.2025.Vendimi u mor përderisa në Prishtinë shumë qytetarë iu bashkuan protestës kundër vendimit për shtrenjtim të rrymës.

    Ekonomisti Shenoll Muharremi e ka cilësua si “vulosje të krimit ekonomik”, mbledhjen që pritet të mbahet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për të përcaktuar tarifat e reja të energjisë.

    “Vuloset Krimi Ekonomik: Goditet dhe Varfërohet Qytetari, Bizneset dhe Prodhuesit Dobësohen

    Në ora 08:30, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji mblidhet për të përcaktuar tarifat e reja të energjisë. Pas rritjes së të hyrave të lejuara maksimale për KEDS, KESCO dhe KOSTT, ky është hapi ku vendosen vlerat konkrete të tarifave për kategori të ndryshme.” – tha ai.

    Muharremi paralajmëron se kjo goditje ekonomike vjen në një periudhë kur qytetarët veçse po përballen me inflacion të lartë dhe standard jetese gjithnjë e më të papërballueshëm.

    Pavarësisht epilogut dhe shkallëve të rritjes, qytetarët dhe familjet e Kosovës që nga nesër do të jenë më të varfra. Fuqia e tyre blerëse do të goditet rëndë. Faturat e energjisë, me gjasë, do të jenë vetëm një prej barrave, krahasuar me rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera. Kjo po ndodh në kulmin e një vale të jashtëzakonshme rritjesh, pas disa vitesh me inflacionin më të lartë historikisht.” – tha ai mes tjerash.

    Ai e konsidero vendimin si një “turp historik” dhe shenjë të një politike ekonomike të paaftë dhe të shkëputur nga realiteti social.

    “Një qeveri që nuk e kupton as ekonominë e as rrezikun e inflacionit dhe që nuk ndërmori asnjë masë për të parandaluar një krizë kaq të rëndë për një ekonomi tashmë të brishtë, dhe për qytetarë të lodhur nga çmime astronomike.

    Ky vendim, këto politika, do të mbesin në histori si kulmi i injorancës ekonomike dhe i papërgjegjësisë institucionale, deri në kufijtë e kriminalitetit. Një fatkeqësi kolektive, por e shkaktuar nga faktori njeri. Një situatë ku kishte zgjidhje për t’u shmangur, por “bossat” vendosën se nuk kishte nevojë. Një turp i kohës pasojat e të cilit do t’i vuaj e gjithë shoqëria.” – tha Muharremi mes tjerash.

    Artikuj të ngjashëm

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.