Blerim Daci, një shqiptar që tash e 25 vite jeton në Gjermani, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si afarist, raporton Demos.
“Prej vitit 2019 kemi fillu me i bo këto punë. Fillimisht e kam nis punën falë disa shokëve të mi që më kanë dhënë mundësinë me u inkuadru në këtë fushë. Jemi përfshi në këtë projekt unë dhe dy vëllezërit e mi”, tregon Daci.
“Kur kemi fillu, kemi qenë shumë pak punëtorë. Tash punojmë me një kapacitet më të madh dhe me një numër më të lartë të punonjësve”, shton ai.