Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Ushqimet e pasura me kalcium

    15/04/2025 16:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qumështi i ftohtë është mënyra më e mirë për të fituar kalciumin aq të nevojshëm. Kjo është e vërtetë, një gotë qumësht ka rreth 300 mg kalcium. Mendoni për përzgjedhjen e qumështit të lopëve që ushqehen vetëm me bar, sepse një hulumtim ka treguar që ka ndikim të shkëlqyeshëm në shëndetin e zemrës.

    Konsumimi i rekomanduar ditor te personat prej moshë 19 deri 50 vjeç është 1000 mg. Adoleshentët, personat më të moshuar dhe femrat shtatzënë kanë nevojë për sasi të ndryshme të kalciumit.

    Megjithatë, çka nëse nuk jeni adhurues të qumështit? Fatmirësisht, qumështi nuk është burimi i vetëm i kalciumit. Ju sjellim ushqimet, të cilat po ashtu janë të pasura me kalcium, duke përfshirë llojet e ndryshme vegjetariane të ushqimeve. Vetëm të jeni të sigurt që bashkë me të gjitha ato të konsumoni nivelin e mjaftueshëm të vitaminës D, sepse i nevojitet trupit për të absorbuar kalciumin.

    Ekzistojnë pohime të caktuara që trupi nuk mund të fitojë nivelin e mjaftueshëm të vitaminës D përmes ushqimeve, por që na duhen edhe shtesat e ushqimit. Megjithatë, vitaminën D mund ta gjeni edhe në peshkun e yndyrshëm, i cili është i pasur edhe me materie të tjera ushqyese.

    Lakra e gjelbër

    Nuk keni nevojë për shtytje të tjera që të filloni të hani lakër të gjelbër. Një filxhan lakër përmban 90 mg kalcium. Kjo do të thotë që sallata me 3.5 filxhanë lakër të gjelbër ofron më shumë kalcium se një filxhan qumësht.

    Portokajtë

    Edhe pse ky agrum njihet si burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, një portokall përmban 6- mg kalcium.

    Sardelet

    85g sardele të konservuara në vaj me eshtrat, përmbajnë 325 mg impresive për porcion, respektivisht 33 për qind të dozës së nevojshme ditore.

    Qumështi i sojës

    Ky është versioni alternativ i qumështit, i cili po ashtu ka 300 mg kalcium në një filxhan.

    Qulli i tërshërës

    Ekspertët shpesh do ta rekomandojnë qullin e tërshërës për kafjall. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave, ndërsa 35 mg qull tërshëre përmbajnë rreh 105mg kalcium.

    Farat e susamit

    30 mg fara susami përmbajnë madje 280 mg kalcium, gati njëjtë si e tërë gota me qumësht.

    Djathi

    Djathi është produkt i qumështit, çka do të thotë që përmban edhe kalcium. Ka lloje të ndryshme të djathërave, ndërsa burimi më i mirë i kalciumit është djathi zviceran i cili në 30 mg ka 270 mg kalcium dhe “Mozzarela” që në 30 g ka 200 mg kalcium. Nëse jeni adhurues të parmezanit, lajm i shkëlqyeshëm është që vetëm 1 lugë parmezan përmban 70 mg kalcium. Kini kujdes me konsumimin e djathit, sepse sasia shumë e madhe mund të nënkuptojë konsumimin e panevojshëm të kalorive shtesë.

    Soja

    Një filxhan sojë e zier, pa kripë, përmban 261 mg kalcium.

    Bajamet

    30g bajame përmbajnë 80 mg kalcium, ndërsa ndihmojnë te zvogëlimi i peshës trupore, kolesterina dhe rregullimi i sheqerit të gjakut. Bajamet konsumoni në sasi të moderuara, sepse janë të pasura me kalori dhe yndyra.

    Salmoni

    Tashmë e dimë që salmoni është peshk ushqyes, i pasur me yndyra të shëndetshme dhe proteina. 85 mg salmon të konservuar në vaj me eshtra, përmban 181mg kalcium. Ekspertët rekomandojnë t’i hani edhe eshtrat.

    Fasulja e bardhë

    Vetëm një gjysmë filxhani fasule e bardhe përmban madje100 mg kalcium.

    Jogurti

    225 g jogurt i zakonshëm i payndyrshëm do t’ju sigurojë 415 mg kalcium, çka është më shumë se qumështi dhe përbën 42 për qind të konsumimit të rekomanduar ditor. Vetëm se kini kujdes të konsumoni jogurt të zakonshëm sepse ata me aroma të ndryshme në vete më së shpeshti përmbajnë sheqerna dhe ngjyra shtesë, që nuk janë të shëndetshme.

    Fiqtë e thatë

    Nëse jeni ndieni nevojë për diçka të ëmbël, fiqtë e thatë janë zgjidhje e shkëlqyeshme. Vetëm 2 fiq të thatë kanë 55 mg kalcium, ndërsa po ashtu janë të pasur me fibra dhe hekur.

    Rrepa e bardhë

    Një filxhan me rrepë të bardhë të zierë përmban gati 200 mg kalcium. Nëse për drekë hani dy filxhanë rrepë, do të konsumoni më shumë se sa do të kishit konsumuar vetëm me një filxhan qumësht.

    Rukola

    Vetëm një filxhan rukola përmban 125 mg kalcium. Sallata e cila përbëhet nga 3 filxhanë rukola do të përmbushë 40 për qind e nevojës suaj ditore për kalcium.

    Brokoli

    Brokoli është definitivisht në listën e perimeve më të shëndetshme. Përveç që ka dobi të shkëlqyeshme për organizmin në tërësi, vetëm një filxhan brokoli i zier do t’ju sigurojë 180 mg kalcium.

    Tofu

    Një porcion tofu të fortë me sulfatin e kalciumit (kontrolloni në përmbajtjen e produktit) do të sigurojë rreth 250 mg kalcium.

    Farat e lulediellit

    30 g fara luledielli kanë 50 mg kalcium, prandaj shijoni ngrënien e tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit

    Rëndësia e hidratimit për shëndetin

    Konsumimi i këtyre dy ushqimeve ndikon në mbrojtjen dhe shëndetin e trurit

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.