Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës 

    10/04/2025 23:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mark Samson, autori i vrasjes së shqiptares Ilaria Sula i ka dërguar një letër nga burgu familjes së 22-vjeçares, ku kërkon falje.

    23-vjeçari me origjinë filipinase, i arrestuar në burgun Regina Coeli në Romë, po monitorohet nga afër nga frika se mund të kryejë akte vetëlëndimi.

    “Unë jam Mark Samson dhe po shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë dhe nuk desha ta lija.

    Unë jam çmendur nga pikëllimi dhe kam humbur kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë qoftë edhe pak dhimbjen e familjes.

    Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia apo të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia. Jam gati të paguaj mëkatet e mia pa asnjë justifikim. MS”, ka shkruar ai sipas medias italiane.

    Por sipas familjarëve të Ilaria Sulës, letra nuk mund të fshijë mizorinë e asaj që ka ndodhur.

    Përmes avokatit të tyre, Giuseppe Sforza, familja i është përgjigjur të riut:

    “Teksti i kësaj letre duket më shumë si një pasqyrim i vetes së tij, pa asnjë vëmendje reale ndaj peshës së veprës së kryer. Secili ka të drejtën të shkruajë, por gjithashtu prindërit e Ilarias, gjithë familja e saj, vëllai dhe të tjerët, kanë të drejtën të mos i pranojnë këto ndjesa”.

    Letra nuk fshin mizorinë e asaj që është kryer”, theksohet më tej.

    Ekspertiza e urdhëruar nga Prokuroria Publike e Romës për pajisjet e Ilaria-s dhe celularin e Mark Samson-it do t’i japë elemente të mëtejshme.

    Versioni i ofruar hetuesve nga i dyshuari paraqet aspekte që nuk janë bindëse dhe analiza e tabletit dhe PC-së së sekuestruar nga shtëpia e Sulës dhe e smartfonit të Samsonit mund të rezultojë thelbësore./ Telegrafi/

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes avokati i njohur kosovar

    Veprimtari Emrush Lokaj me fjalë prekse e kujton bashkëveprimtarin dhe mikun e tij Agim Maka

    Vdekja e Martinit, rrëfimi i rrallë i tij: Në lokal, përgatisja nga 120 pula për ushtarët e UÇK në zonën operative të Llapit

    Të Fundit

    Vlorë: Votimi mund të shtyhet deri në ora 22:00

    Këta raportohet se janë personat e përfshirë në therjen me thikë në Podujevë

    KQZ publikon shifrat, 38.40% pjesëmarrja deri në 17:00

    Sa herë i ka fituar PS e sa herë PD zgjedhjet deri tash

    AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.