Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Kishnicë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sonte rreth orës 20:00, në fshatin Kishnicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një autobus dhe një automjet. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes“,tha ajo