Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar lidhur me arsyen pse nuk ishte pjesë e takimit të Grupit Parlamentar të LDK’së.
Ai ka thënë se arsye e mungesës në këtë takim, ishin angazhimet akadamike. Për këtë tha se i ka njoftuar edhe organet e partisë.
“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar. Na priftë e mbara!✌️”, ka shkruar Hoti.