Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    IKD: I papranueshëm përdorimi i termit “Kosovë dhe Metohi” nga Specialja, të reagojnë institucionet

    10/04/2025 14:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj përdorimit të termit “Kosovë dhe Metohi” nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Hulumtuesi i këtij instituti, Astrit Kolaj, tha  se përdorimi i këtij termi nga ZPS-ja  bie ndesh me kushtetutën e vendit si dhe cenon sovranitetin e Kosovës. Ai tha se për këtë çështje duhet të ketë edhe reagim institucional  duke shtuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykata Speciale në tërësi duhet të jetë shumë e kujdesshme rreth termave të tillë.

    “Gjykata Speciale është themeluar nga institucionet e Kosovës dhe vepron me ligjet e Kosovës andaj tanimë që është zbuluar një term I tillë dhe është përdorur në një takim të një personi që është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për ne si IKD është e papranueshme si dhe ky term bie ndesh me kushtetutën e Kosovës edhe pse ka qenë një term i përdorur vite me parë dhe është sqaruar ne mendojmë se ZPS-ja dhe Gjykata në tërësi duhet të jetë shumë e kujdesshëm dhe të respektoje ligjet e kushtetutën e Kosovës dhe në asnjë mënyrë e rreth mos të përdor terma që bien ndesh me kushtetutën e vendit. Një term I tillë përdoret nga një vend siç është  Serbia  dhe se njeh Kosovën si shtet te pavarur duke nënkuptuar se vendohen edh sovraniteti në këtë rast. Në besojmë së institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të ketë një reagim përveç reagimit që kemi në si shoqëri civile duhet të ketë reagim institucional ndaj këtij veprimi që është bërë nga një institucion që është themeluar nga Kuvendi  siç është Gjykata Speciale dhe Zyra e prokurorit të specializuar”, tha Kolaj për RTv21.

    Një ditë më parë  në media u raportua se avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka pranuar një ankesë nga një i intervistuar i Gjykatës Speciale në Hagë se gjatë intervistimit nga dy punonjës të ZPS-së i ishin referuar Kosovës “Kosova dhe Metohi”.

    Siç bëhet e ditur në ankesën drejtuar Avokatit të Popullit të ZPS-së, me 11 nëntor të viti 2022, ankuesi u intervistuar nga dy punonjës të ZPS-së dhe në fillim të intervistës njëri prej punonjësve gjatë leximit të një dokumenti, iu referua Republikës së Kosovës me fjalët “Kosovo i Metohija”.

    Ankuesi gjithashtu pretendon se përdorimi i termit nuk ishte thjesht rezultat i një gabimi gjuhësor nga ana e përfaqësuesit të ZPS-së, dhe vë në dukje faktin se përfaqësuesi në fjalë po e lexonte nga një dokument kur përdori këtë term.

    Artikuj të ngjashëm

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.