Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Dhjetë ditë nga vrasja e rreshterit policor në Kaçanik, autorët e krimit ende në arrati

    10/04/2025 15:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmjen e 1 prillit, Kosova u trondit nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. Ai u qëllua për vdekje para banesës së tij në Kaçanik dhe si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën. Tashmë kanë kaluar dhjetë ditë që kur ndodhi krimi, mirëpo akoma asnjë person nuk është arrestuar në lidhje me këtë rast. Madje, të dyshuarit as nuk janë identifikuar.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik, aty ku ndodhej ndërtesa në të cilën banonte rreshteri Lika.

    Për motive të panjohura, polici u qëllua me armë zjarri para shkallëve të banesës ku jetonte, gjatë kohës që po kthehej nga puna.

    Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një tentim-grabitje të armatosur, por nuk doli të ishte e vërtetë.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj bëri të ditur se krimi është kryer nga dy persona, të cilët menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes duke ecur në këmbë, e dhjetë ditë pas krimit, ndodhen ende në arrati.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kishte deklaruar për mediat se vrasja ka qenë e qëllimshme.

    Madje, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që vrasja të ketë qenë e planifikuar.

    “Me siguri të plotë mund të themi se nuk bëhet fjalë për grabitje. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna në orën 23:00 dhe po shkonte në banesën e tij. Sipas provave, qëllimi i autorëve ka qenë ekzekutimi i tij dhe jo ndonjë grabitje. Përderisa kanë qenë dy persona të përfshirë, mund të jetë vrasje e planifikuar”, kishte potencuar Çerkini në konferencën e thirrur për media.

    Sa i përket mundësisë që rreshteri Lika mund të ketë pasur ndonjë konflikt, kryeprokurori kishte theksuar se nuk ka asnjë informacion që ai kishte pasur probleme.

    “Rreshteri Muhamed Lika njihej si një person tejet profesional dhe nuk kemi asnjë indikacion, qoftë më të voglin, që gjatë punës ai ka pasur ndonjë problem me ndokënd, qoftë për shkak të procedurave policore apo ndonjë çështje personale që do të na ndihmonte të zbardhim motivin e kësaj vrasjeje”, ishte shprehur Çerkini.

    Në anën tjetër, Prokurori i çështjes, Ismet Rrahmani, kishte bërë të ditur se rreshteri është qëlluar vetëm me një plumb fatal.

    “Plumbi ka qenë tejshkues dhe viktima nuk ka pasur jelek antiplumb. Ka qenë në orarin e tij të zakonshëm të pasdites”, kishte potencuar ai.

    Një tjetër detaj tjetër që doli në pah rreth dhjetë ditë më parë, i cili akoma nuk dihet nësë mund të ketë lidhje me rastin apo jo, është se në vitin 2021, lokalit të rreshterit Likai ishte vënë zjarri.

    Rreshteri Muhamed Lika u varros më 2 prill, ndërsa nga ai moment autoritetet kompetente nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur më zhvillimet e rastit tragjik.

    Sinjali ka pyetur Policinë në lidhje me zhvillimet e këtij rasti dhe të njëjtit kanë konfirmuar se të dyshuarit nuk janë arrestuar akoma.

    Artikuj të ngjashëm

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

    Të Fundit

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

    Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vdekjes së dizejnatorit kosovar

    Të shtënat me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë – Policia identifikon të dyshuarin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.