Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rizvanolli kërkon nga ZRrE-ja trajtim me prioritet të humbjeve në rrjet

    08/04/2025 21:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim konsultues përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për diskutuar ne lidhje me procesin e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025.

    Rizvanolli ritheksoi komentet e dërguara me shkrim tek ZRrE-ja, përfshirë: që konsumatorët më konsum nën 800 kWh në muaj të mos preken nga rritja, që do të thotë që rreth 60% e familjeve të mos preken fare, dhe për të tjerët, pra rreth 35% që preken vetëm gjatë disa muajve të dimrit dhe 5% që e kalojë këtë konsum rregullisht, rritja të jetë sa më e ulët që është e mundur pa rrezikuar furnizimin, dhe të ketë edhe breze shtesë të konsumit mbi 800 kWh, ashtu që të mbrohen veçanërisht familjet që konsumojnë më pak.

    Ajo kërkoi informata shtesë mbi disa prej faktorëve që kanë çuar tek rritja e kostos së furnizimit, si p.sh., çmimi i kapaciteteve të transmisionit, dhe kërkoi që këto çështje të trajtohen ne detaje nga ZRrE dhe nëse konstatohet që disa nga kostot kanë qenë të evitueshme, ato të mos barten tek konsumatorët por mbahen përgjegjës operatorët.

    Rizvanolli gjithashtu kërkoi që ZRrE-ja të trajtojë me seriozitetin më të lartë dhe në mënyrë proaktive çështjen e uljes së humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, përfshirë auditimin e investimeve të realizuara deri tani, dhe domosdoshmërinë për të ulur shpejt humbjet teknike dhe për të eliminimuar humbjet komerciale.

    Në fund, Ministrja falënderoi ZRrE-në për sqarimet e ofruara dhe vlerësoi si praktikë të mirë mbajtjen e takimeve konsultative me institucionet dhe palët tjera të interesit.

    Njëkohësisht, ajo sugjeroi që ZRrE-ja paralelisht me këto takime të intensifikojë edhe komunikimin publik, në interes të rritjes së transparencës institucionale gjatë vendimmarrjes dhe të kuptuarit më të mirë të proceseve dhe vendimeve nga ana e qytetarëve.

    Artikuj të ngjashëm

    DhTIK i reagon ZRRE-së: Ka pretendime në kundërshtim me shtetin ligjor

    ZRrE thotë se do të ankohen për vendimin e Gjykatës Komerciale, ku një kompani ia fitoi betejën e parë ligjore

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Të Fundit

    Trump pret në takim Netanyahun – kjo është arsyeja

    Protestat në Serbi, momenti kur banorët e Uzhicës thyejnë kordonin e policisë

    Zjarri në Bllacë, të rejat e fundit nga QKM: Shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.