Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mashtruan qytetarë nga pesë shtete për mbi një milion euro, detaje nga aktakuza për 11 të pandehurit

    05/04/2025 12:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një grup prej 11 personash është akuzuar për mashtrim të qytetarëve nga Gjermania, Kanadaja, Zvicra, Australia dhe Suedia, duke përfituar shuma që i tejkalojnë 1.7 milion euro përmes një skeme të sofistikuar mashtruese me qendër në një call-center në Prishtinë.

    Sipas aktakuzës së siguruar ekskluzivisht nga “Betimi për Drejtësi”, të akuzuarit – në krye me Omer Tenen – janë ngarkuar për krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pretendon se grupi operoi nga tetori i vitit 2018 deri më 8 nëntor 2022, përmes kompanisë “O.T. Capital L.L.C”, e pa licencuar për ndërmjetësim financiar.

    Sipas aktakuzës, mashtruesit përdornin emra të rremë, paraqiteshin si brokerë ndërkombëtarë dhe përmes aplikacioneve të telefonisë me IP të falsifikuara, i mashtronin qytetarët duke u premtuar fitime të larta me rrezik të ulët nga investimet online. Në fakt, platformat ishin simuluese dhe fitimet – të pavërteta.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten e 3 prillit 2025 se ka ngritur aktakuzë ndaj Omer Tene, Altin Gashi, Bindi Balidemaj, Ilir Kadishani, Dibran Morina, Flaura Behluli, Altina Rashiti, Lauresa Hoxha, Artan Ademaj, Kujtim Islamaj, Vildane Kosumi.

    Në pikën e parë të aktakuzës thuhet se 11 të akuzuarit e lartpërmendur si grup kriminal me në krye Omer Tenen, kishte organizuar dhe drejtuar veprimet e këtij grupi me kryes edhe të tjerë të paidentifikuar nga Izraeli dhe shtetet e tjera, gjatë periudhës kohore tetor 2018, 8 nëntor 2022.

    Qëllimi i grupit, gjithnjë sipas aktakuzës, ishte i përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, përmes punëtorëve të kompanisë së thirrjeve “O.T. Capital L.L.C” në Prishtinë, pronë e të pandehurit Omer Tene.

    Tutje, sipas aktakuzës, kjo kompani nuk ka qenë e licencuar nga BQK për ndërmjetësim financiar dhe shërbime brokerim, e as nuk ka pasë kontrata për bashkëpunim me kompanitë online që ofrojnë shërbime në tregjet financiare.

    E që, sipas aktakuzës, viktimave u janë prezantuar me emër të rrejshëm, të huaj, si “broker” apo ” këshilltar financiar” që vepron në emër të kompanive të tilla, edhe pse nuk kanë qenë të licencuar të punojnë si brokerë dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve i kanë mashtruar viktimat nga shtetet e ndryshme të botës.

    Tutje, Tene, si bos i grupit i ka siguruar listat e viktimave potenciale dhe është kujdesur për organizimin dhe funksionimin e grupit; person i afërt me të ka qenë i pandehuri Dibran Morina i cili ka punuar si IT ekspert.

    Morina është kujdesur për mirëmbajtjen e platformave mashtruese, remote desktop (qasje nga distanca), krijimin e kredencialeve dhe ka bërë punët tjera në lidhje me funksionimin me lehtësi të krimit kibernetik.

    Vildane Kosumi, në administratë, duke bashkëpunuar me celulat tjera të grupit të organizuar kriminal është marrë me koordinimin e punës mes tyre, ka pranuar listat e viktimave potencial dhe platformat e dyshimta, dhe është marrë me bonuset të cilët “brokerat” i kanë pranuar me përqindje nga investimi i viktimave.

    Altin Gashi si Jack Hunter, Leo Philips ose Leonardo Philips; Bindi Balidemaj si David Mayer dhe Ilir Kadishani si Thomson ose Thomas Fischer dhe Kevin L. Broën; në sektorin e brokerave “senior” kanë punuar Kujtim Islamaj si Tom van de Berg; Lauresa Hoxha – Laura Stones; dhe Artan Ademaj si Chris Sommer, të gjithë për gjuhën angleze; kurse Flaura Behluli si Nina Clark; Altina Rashiti si Maya Guttman; dhe Nikolas Pavlidis me pseudonimin Uber si “seniora” në gjuhën gjermane.

    Sipas aktakuzës së PSRK veprat janë kryer me përdorimin e platformave të shumta të investimeve, ligjërisht të parregulluara apo të rregulluara shumë dobët ku të gjitha duken profesionale, por vlerat qe viktimat kanë mundur t’i shohin kanë qenë vetëm simulime.

    Ndërsa kontaktin fillestar me viktimën e ka bërë brokeri junior apo Introducing Broker, përmes telefonit me aplikacione të cilat tregojnë IP adresa të pavërteta, të shteteve tjera, e pastaj, kur viktima ka treguar interesim për investime, lidhjen e kanë marr brokeri senior dhe në fund brokeri retention për vlerat më të larta, të cilët viktimës i kanë premtuar fitime të larta me rrezik minimal dhe në atë mënyrë e kanë nxitur viktimën të investoj.

    Njëkohësisht i kanë ofruar mundësinë që në pajisjet elektronike të instalojnë softwer për qasje nga distanca, për “brokerin” kinse për t`ia lehtësuar investimin, dhe ne fakt nga ajo padisje, pa autorizim të viktimës të nxjerrin para nga llogaria bankare e saj.

    Dhe se paratë e “investimeve” kanë shkuar në xhirollogaritë të bizneseve të ndryshme në botë të cilat anëtarët e grupit kriminal vet i kanë regjistruar, për të humbur gjurmët, e një pjesë të tyre pastaj edhe në llogari të biznesit “O.T. Capital L.L.C”, ashtu që në atë mënyrë e kanë dëmtuar një numër të paidentifikuar të personave.

    Viktimat nga gjermania:

    – Helmut Beckenmeyer, për shumën të përgjithshme prej 71.250,00 €,

    – Monika Northdurft-Menzel për shumën prej 113,758.00 €

    – Heinrich Bernhardt për 16,645.00 €

    – Kerstin Bartsch, për shumën e përgjithshme prej 20,000.00 €

    – Uëe de Moliner për shumën e përgjithshme prej rreth 20,000.00 €

    – Frank Ëilms për shumën e përgjithshme prej rreth 75,000.00 €

    – Frank Ëilms për shumën e përgjithshme prej rreth 75,000.00 €.

    Kanada:

    – Luc Tousignant për shumën prej 343,75 $

    – Camille Marie Lapierre për shumën prej 19,128.85 CAD (dollar kanadez)

    – Betty Shacter për shumën prej rreth 53,000.00 CAD

    – Timothy Silvaggio për shumën prej 1,000.200.00 CAD

    – Daniel Lavoie për shumën prej 30,604.05 CAD

    – Graeme Sutherland për shumën prej 22,460.00 $

    – Deborah Knill për shumën prej 532.00 $

    – Roy Raymond për shumën prej rreth 36,000.00 $

    – Ëayne Davis për shumën e përgjithshme prej rreth 16,000.00 CAD

    Zvicra:

    – Ankica Radujko, për shumën prej 2,100.00 €

    – Adamo Claudio Bontagnali, për shumën prej 3,750.00 €

    – Ëalter Hochëimmer, për shumën prej gjithsej 186,086.00 CHF (franga zviceriane)

    – Anna Maria Scherrer për shumën prej 4,000.00 € dhe 736.75 CHF

    Australia:

    – Oëen James Ëhite për shumën totale prej 1,735.00 $

    – Geffrey Duffton për shumën e përgjithshme prej 300,000.00 $

    – Philip Schëarz për shumën prej 11.096,57 $

    – Peter Schloss për shumën e përgjithshme prej 200,000.00 $

    Suedia:

    – Gunnar Dovung për shumën prej 350 SEK (krona suedeze)

    – Peter Heldeskog për shumën prej 80.000 SEK

    Luxemburg:

    – Peter Heldeskog për shumën prej 80.000 SEK

    Me këtë, të pandehurit, e kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 të KPRK lidhur me veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1.

    Në këtë pikë ngarkohet vetëm Tene ku thuhet se Duke e ditur se pasuria e tijë buron nga aktivitetet kriminale të përshkruara në pikën I të aktakuzës dhe është e fituar me kryerjen e veprave penale, me qëllim të fshehjes së këtyre aktiviteteve dhe burimit të vërtet të pasurisë, paratë e tilla nuk i ka vendosur në llogarinë e tijë private në NLB.

    Por Tene thuhet se i ka ruajtur në portofoliot digjitale – Blockchain Ëallet, KuCoin, Nebeus, Bits of Gold, Crypto.com dhe Floëbank, e pastaj ka bërë transfere dhe blerje përmes llogarive të tijë në platformat digjitale Paypal dhe Ëise, një pjesë të parave i ka pranuar në të njejtën llogari si transfer nga kompanitë e ndryshme të kontrolluara nga grupi i tijë kriminal.

    Gjithashtu kohë pas kohë Tene thuhet se ka konvertuar shuma më të vogla të kriptomonedhave në para-fizike të cilat i ka vendosur në llogarinë bankare të cekur më lart si deponim personal apo përmes njerëzve të besueshëm kinse si huazim, ndihmë apo deponim.

    E që më pastaj Tene i ka përdorur sipas nevojës për nevojat e jetës së përditshme, si dhe në gusht 2022 për blerjen e veturës BMË, G8C M850i xDrive, me targa RP-081-AC, me ngjyrë të kaltër, me nr. të shasisë ËBABC41040BJ29849 me vlerë prej 73,780,00 € dhe në atë mënyrë ka bërë integrimin e parave të pista në sistemin bankar legjitim.

    Me këtë Tene, thuhet sipas aktakuzës se ka kryer veprën penale Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1. të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Me këtë pikë të aktakuzës ngarkohet Dibran Morina ku thuhet se edhe pse e ka ditur që pasuria e të pandehurit Omer Tene është e fituar me kryerjen e veprës penale të përshkruar në pikë I, dhe i njëjti e ka për qëllim që burimin e saj ta maskoj, në periudhën e cekur në pikën I , në vazhdimësi i ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale duke i ndihmuar në konvertimin e parave digjitale në euro.

    Me këtë, e ka kryer veprën penale Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.6 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Aktakuza është dorëzuar në Departamentin Speciale të Gjykatës Themelore në Prishtinë pranë të cilës pritet të zhvillohet edhe procesi gjyqësorë ndaj 11 të akuzuarve.

    Artikuj të ngjashëm

    Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara

    Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona

    Prizren: Vodhi çantën me 5 mijë euro, policia arreston të dyshuarin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.