Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbi 600 persona shtrihen në spital pas helmimit nga doneri i pulës në Turqi, arrestohen pronarët e restorantit

    05/04/2025 08:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më shumë se 600 njerëz në provincën veriperëndimore të Kocaelit të Turqisë kanë kërkuar trajtim mjekësor për simptoma të helmimit nga ushqimi pas konsumimit të donerit të pulës në një restorant lokal në rrethin Korfez

    Sipas raportimeve të Anadolu Agency (AA), shumica e të prekurve shfaqën simptoma të përziera, ethe dhe të vjella, ndërsa dy fëmijë vazhdojnë të mbeten nën kujdes mjekësor në një spital privat, derisa zyra e Guvernatorit të Kocaelit njoftoi se 648 persona kërkuan trajtim, dhe 646 prej tyre janë liruara nga spitalet pas marrjes së ndihmës mjekësore.

    Ekipet e sigurisë ushqimore nga Drejtoria lokale e Bujqësisë dhe Pylltarisë kanë inspektuar restorantin dhe morën mostra nga doneri i pulës, të cilat më pas u dërguan për analiza në Laboratorin e Kontrollit të Ushqimit në Kocaeli.

    Rezultatet e analizave zbuluan se doneri ishte i kontaminuar dhe nuk përmbushte standardet e përcaktuara në Rregulloren e Kritereve Mikrobiologjike të Kodit të Ushqimit të Turqisë.

    Si pasojë e këtij kontaminimi, restoranti u mbyll nga Bashkia Korfez, dhe autoritetet nisën procedura ligjore ndaj pronarëve të restorantit, të identifikuar si K.Y. dhe E.T, të cilët u arrestuan nga një gjykatë vendase për shkelje të sigurisë ushqimore.

    Ekspertët e shëndetësisë kanë ngritur shqetësime për rritjen e rasteve të helmimeve nga ushqimi, veçanërisht nga mishin e pulës, dhe kanë paralajmëruar për praktikat e paligjshme të përdorimit të agjentëve për zbardhjen e mishit të prishur, një praktikë që mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin publik.

    Artikuj të ngjashëm

    Skandali me mish, Latifi; Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj

    Si të ruajmë një stil të shëndetshëm jete?

    Të Fundit

    Ambasadori i Izraelit në OKB: Bisedimet diplomatike me Iranin do të zhvillohen së shpejti

    Ambasadorja amerikane në OKB: Sulmet amerikane në Iran e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore

    Ushtria izraelite rrëzon dy dronë që dyshohet se janë iranian

    Izraeli dhe Irani zbatojnë armëpushimin pas kritikave të ashpra të Trumpit

    Mustafa thotë se Blloku B1 i KEK ka rënë nga funksioni para pak minutash: Kosova B komplet jashtë sistemit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.