Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore është goditur nga një automjet.
Lidhur me rastin është ndaluar personi u dyshuar, konfirmoi Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.
“Prokurori i shtetit bashkë me Inspektoratin Policor ka dalë në vend të ngjarjes. Lidhur me këtë rast janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale Rrezikimi i Trafikut Publik”, tha ai.
Po ashtu, është raportuar nga disa media se e aksidentuara ka vdekur, por ky lajm është demantuar për Demos nga zëdhënësi i prokurorisë në Pejë Shkodran Nikqi.
“Po ashtu sipas disa raportimeve në media se viktima ka vdekur nuk është e vërtetë ne kemi pranuar informata që e njejta ka gjendjën kritike dhe pritet ti nënshtorohet një intervenimi”, tha Nikçi për Demos.