Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Edhe Belgjika, si Danimarka – do një burg në Kosovë

    26/03/2025 18:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ndërsa qeveria belge po shqyrton opsionet për të zgjeruar kapacitetin e burgjeve jashtë vendit, Kosova po shfaqet si një vend potencial.

    Ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden konfirmoi se diskutimet janë duke vazhduar, megjithëse vende të tjera po konsiderohen gjithashtu.

    Agjencia belge e lajmeve “Belga” ka raportuar se qeveria federale e Belgjikës po shqyrton nëse do të marrë me qira apo të ndërtojë ambiente burgjesh në një vend tjetër evropian për të strehuar shtetas të huaj që vuajnë dënimin në Belgjikë, transmeton Klankosova.tv.

    Nisma synon të trajtojë mbipopullimin e burgjeve dhe të sigurojë që më shumë dënime të zbatohen në mënyrë efektive.

    Ministrja Verlinden i tha parlamentit të mërkurën se “Kosova është një opsion serioz”. Megjithatë, ajo vuri në dukje se përshtatja e objekteve me standardet evropiane do të kërkonte kohë.

    Siç shkruan “Belga”, kostoja e vlerësuar e një marrëveshjeje të tillë për Belgjikën do të ishte gjithashtu e lartë: 202 milionë euro për dhjetë vjet.

    Danimarka veçse ka arritur një marrëveshje me Kosovën në vitin 2022 për të marrë me qira 300 qeli burgu atje.

    Ministrja Verlinden tha se tashmë po zhvillohen diskutime me departamentet federale të Migracionit dhe Azilit për të përshpejtuar transferimin e të burgosurve të huaj.

    Ajo theksoi gjithashtu përpjekjet më të gjera për riatdhesimin e shtetasve të huaj të dënuar dhe se janë planifikuar vizita diplomatike në Marok, Algjeri, Tunizi dhe Shqipëri për të forcuar bashkëpunimin për kthimin e të burgosurve.

    Propozimi që të burgosurit të dërgohen në Kosovë, “Belga” shkruan se përputhet me një shtytje më të gjerë për të trajtuar krimin e organizuar dhe mbipopullimin e burgjeve në Belgjikë.

    Burgjet në Belgjikë aktualisht mbajnë rreth 13,000 të burgosur, pavarësisht se kanë një kapacitet zyrtar prej 11,040.

    Planet e ministres Verlinden përfshijnë gjithashtu mbajtjen e burgjeve të vjetra të hapura për një periudhë më të gjatë, shtimin e qelive të përkohshme modulare dhe përmirësimin e sigurisë së burgjeve për të frenuar aktivitetin kriminal pas hekurave.

    Artikuj të ngjashëm

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

    Qeveria serbe ndan para ndaj të dyshuarve për krime lufte që ndodhen në burgjet e Kosovës

    E vërteta që i tejkalon filmat: Si iki Fikret Shatri nga kati i tretë i burgut

    Të Fundit

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.