Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kryesuesi i ZRRE’së e bën të kryer shtrenjtimin e rrymës: Shpresojmë për çmime më të mira viteve të ardhshme

    25/03/2025 18:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rryma do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e bëri punë të kryer kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike, Ymer Fejnullahu, gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve sot.

    Ai iu tha gazetarëve se në këtë mënyrë “reflektohet” një pjesë e importit të energjisë elektrike që tha se është bërë vitin e kaluar, por edhe “nevojat për vitin e ardhshëm”.

    “ZRRE ka parë një raport. Ai është një vlerësim profesional i stafit të ZRRE-së që shihet mesatarisht – ajo bile thotë që tarifa është mesatare. Mund të ketë kategori të tjera të konsumatorëve që të kenë barrën më të mëdha të kësaj… Kjo është nevoja për të reflektuar një pjesë të importit që është importuar në vitin e kaluar dhe nevojat për vitin e ardhshëm. Kryesisht, dy kompetente kryesore janë: çmimet e importit dhe kostot e rezervave. Ndoshta disa e kanë keqkuptuar se çka janë shërbimet ndihmëse. Shërbime ndihmëse janë ai gjeneratori që qëndron në gatishmëri për të na furnizuar kurdo që Kosova B ose Kosova A del nga sistemi, me e zëvendësu atë energji, dhe ajo është kosto e shërbimeve ndihmëse, që është rreth mbi 40 milionë euro, vetëm për arsye që mos të kemi ndërprerje kurdo që të del jashtë sistemit”, tha ai.


    Fejnullahu tha se “shpresojnë” që të ketë çmime më të favorshme të rrymës gjatë viteve të ardhshme.

    “Prandaj mos e konsideroni që ZRRE-ja po ka dëshirë me i rritë çmimet e energjisë elektrike, por këto janë mundësitë në treg. Shpresojmë që të kemi çmime më të favorshme në vitet e ardhshme, dhe shpresojmë që të kemi kapacitete gjeneruese vendore, e të mos kemi nevojë ta importojmë atë sasi të energjisë dhe shpresojmë që këto biznese që janë bashkërisht me neve do të shikojnë mundësi për të investuar në kapacitete shtesë që do të na ndihmojnë, edhe këto vetë si biznese, por edhe neve si qytetarë, që të kemi çmime sa më të favorshme për konsumatorin tonë”, tha ai.

    Ai ka thënë të premtense shtrenjtimi i serishëm i rrymës ka “benefite”.

    “Benefitet janë që do të kemi 24 orë furnizim me energji elektrike”.

    Për ata që nuk mund ta përballojnë financiarisht një tjetër shtrenjtim të rrymës, ai ka thënë se “ligji ua mundëson me e bë kërkesë në Ministrinë e Financave” për të përfituar ndonjë subvencionim eventual.

    “Unë konsideroj që është shumë më mirë të kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike sesa të kemi reduktime”, ka thënë ai në T7, duke theksuar se “s’ka alternativë tjetër”. Sipas tij, “ose duhet me pasë ngritje të energjisë elektrike, ose duhet me pasë reduktime”.

    ZRRE do të pranojë komente dhe sugjerime nga konsumatorët deri më 28 prill, para se ta marrë vendimin përfundimtar, që gjithsesi dihet tashmë.

    Shtrenjtimi i rrymës do të pasojë me shtrenjtimin e produkteve esenciale për qytetarët, kanë paralajmëruar bizneset. Shoqata e Industrisë së Qumështit tha të dielën se një rritje e re e tarifave të energjisë do t’i detyrojë të shtrenjtojnë produktet e qumështit, ndërsa i kërkoi Qeverisë që të ndërhyjë për ta ndaluar këtë./Express

    Artikuj të ngjashëm

    DhTIK i reagon ZRRE-së: Ka pretendime në kundërshtim me shtetin ligjor

    ZRrE thotë se do të ankohen për vendimin e Gjykatës Komerciale, ku një kompani ia fitoi betejën e parë ligjore

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Të Fundit

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.