Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Me VV-në apo opozitën? Zyrtari i Nismës tregon qëndrimin e partisë

    25/03/2025 16:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vesel Krasniqi, nga Nisma Socialdemokrate, ka folur për pozicionin e këtij subjekti politik sa i përket përfshirjes në formimin e qeverinë e re.

    Krasniqi ka thënë si parti janë të orientuar për një bashkëpunim opozitar për krijimin e qeverisë së re.

    “Ju sigurisht i keni dëgjuar edhe prononcimet e kryetarit Limaj që nga dikush qëllimshëm sigurisht është keq interpretuar. Mirëpo kryetari Limaj historikisht e ka dëshmuar që kur është në pyetje vendi sigurisht e dëmton vetëm personalisht siç ishte lufta dhe pas lufta, në politik dhe në zhvillim të vendit edhe tash e ka deklaruar se për nivel nacional nëse vendi ka nevojë për neve ne do të ulemi me gjithsecilin. Mirëpo, nuk ka thënë se ne do të bëjmë koalicion me këtë subjekt politike apo me atë subjekt. Por, në këtë rast ne jemi të vendosur dhe dëshira jonë është që ne të shkojmë në një Qeveri të re si opozitë e bashkuar. Mirëpo, përderisa ne nuk kemi asnjë kontakt përveç atij me PDK me asnjë subjekt tjetër ne nuk mund të themi asgjë. Vijat e kuqe ka thënë kryetari Limaj e them edhe unë se ne nuk kemi pasur vija të kuqe. Unë i qëndroj parapa deklarimeve të kryetarit Limaj. Ne si subjekt politik jemi të orientuar nga opozita e bashkuar”, u shpreh ai, për RTV 21.

    Por, sipas Krasniqit, për një bashkëpunim të partive opozitare problem po del të jetë LDK-ja e cila, siç tha, duke kërkuar postin e kryeministrit po dëmton çdolloj iniciative për bashkëpunim për krijimin e qeverisë së re.

    “Deklarimet e liderit të LDK-së se ata do të jenë në Qeveri si një opozitë e bashkuar vetëm nëse u takon posti i kryeministrit, ne mendojmë se kjo është diçka që i prish hapat që ne të marrin iniciativë që të kemi një opozitë të bashkuar për faktin se LDK-ja është partia e tretë . Realisht nëse subjekti i parë fitues nuk arrin ta formoj Qeverinë e re automatikisht do të I jepet mundësia subjektit të dytë e që në këtë rast është PDK-ja. Mirëpo deklarimet e LDK-së janë shqetësuese për ne për një pamundësi që si opozitë të krijohet Qeveria e re. Mirëpo kjo mbetet në domenin e PDK-së se a do të ja japë pozitën e kryeministrit. Mirëpo deri më tani nuk ka iniciativa përveç disa takimeve siç ishte ai i kryetarit Limaj me kryetarin e PDK-së”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun

    Çfarë kërkonte Fatmir Limaj në telefonin e tij pak para nisjes së seancës

    Limaj përmend projektet që kanë realizuar: Ato suksese na shtyjnë për ndërtimin e Aeroportit të Gjakovës

    Të Fundit

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.