Prokurori, James Pace nga Dhomat e Specializuara në pjesë e parë të dhënies së dëshmisë së dëshmitarit, Naim Maloku ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pyeti këtë të fundit nëse ka bërë kërkesë për demobilizim dhe nëse e ka dorëzuar armën, dhe nëse Agim Çeku ia dha urdhërin për demobilizim personalisht, ashtu siç tha në intervistën e dhënë për ZPS-në, raporton GazetaDemos.
“Po”, u përgjigj dëshmitari Maloku kur prokurori e pyeti nëse i kujtohet që ia ka dhënë ZPS-së këtë dokument në shqip.
Maloku tutje konfirmoi se edhe nënshkrimet në dokument janë të tij.
“Me shkrim është, ia kam dhënë Mensur Kasumit që erdhi për të më vizitu në Gjakovë, për me ia dërgu ai personalisht shefit të Shtabit”, shtoi ndër tjera Maloku.
Pasi iu kërkua shpejgim për materialin e paraqitur në ZPS, Maloku tha se i njëjti është vërtetim për dorëzimin e armës.
“E kam bo para marrjes së urdhërit për demobilizim për shkak se unë e ceki në dokumentin e mëparshëm, që edhe nëse nuk e marr udhrn për demobilizim do të shfrytëzoj të drejtën time që si vullnetar që kam ardhë, edhe vullnetarisht me e lëshu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për atë e kam dorëzu armën me 25.06, para se me më ardhë zyrtarisht vendimi për demobilizim, pra e kam njoftu shtetin e Shtabit që edhe nëse marr udhëres negativi që siç kam hy vullnetar, ashtu edhe do të dalë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare”, tha Maloku për prokurorin.
Për më shumë, ndiqni deklarimin e plotë: