Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Të gjithë viktimat në Koçan vdiqën nga asfiksia

    21/03/2025 18:44
    Photographs of the victims of a massive nightclub fire are displayed at a square in Kocani, North Macedonia, Thursday, March 20, 2025. (AP Photo/Armin Durgut)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të gjitha viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri, tha më 21 mars drejtori i mjekësisë ligjore në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Stankov, i cili dha informacione për autopsitë dhe identifikimin e viktimave.

    Gjatë një konference për media ai tha ekspertët e mjekësisë ligjore, patologjisë dhe ekipe nga Ministria e Brendshme morën pjesë në kryerjen e autopsisë për 59 viktimat.

    “Disa nga viktimat kishin djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por tre persona kishin edhe djegie të shkallës së katërt. Katër persona kishin pësuar thyerje të brinjëve dhe u asfiksuan teksa po tentonin të iknin”, tha Stankov, raporton REL.

    Ai tha se janë përdorur dy metoda për të identifikuar viktimat, përmes ADN-së dhe analizimit të shenjave të gishtërinjve. Megjithatë, Stankov tha se ishte e pamundur që të analizonin shenjat e gishtërinjve të katër viktimave, prandaj ata u identifikuan përmes ADN-së.

    “Aktualisht po kryhen analiza toksikologjike për të përcaktuar se çfarë gjendej në gjakun e viktimave, edhe pse sipas gjetjeve mikroskopike gjatë kryerjes së autopsive, shumica e tyre kishin monoksid karboni”, tha Stankov.

    Autoritetet thanë se raportet e të gjitha autopsive të kryera do të kompletohen gjatë këtij muaji, por analizat toksikologjike mund të marrin më shumë kohë.

    “Nga 59 autopsitë e kryera, 70 për qind e viktimave ishin nga 16 deri në 29 vjeç, 16 ishin gra dhe 43 burra. Nuk dua të hyj në detaje pasi nuk janë kryer të gjitha analizat, por ka pasur viktima me thyerje të brinjëve dhe shenja të presionit që kanë çuar në asfiksi”, tha Stankov.

    Duke folur për asfiksinë, Stankov shpjegoi se nën ndikimin e monoksidit të karbonit, shfaqen kokëdhimbje, të vjella, marramendje, humbje të vetëdijes, çorientim dhe paralizë muskulore dhe në raste të tilla, viktimat zakonisht gjenden pranë vendit ku kanë qenë në momentin kur kanë tentuar që të shpëtojnë.

    Një ditë më parë, viktimat e zjarrit në klubin e natës më 16 mars Koçan u varrosën në Shtip, Koçan, Çeshinovo-Oblleshevo, por edhe në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut.

    Të paktën 155 njerëz janë lënduar në këtë incident. Autoritetet kanë thënë se 10 pacientë janë në gjendje të rëndë, por janë rrezikut për jetë.

    Një pjesë e tyre janë duke u trajtuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa disa në vendet fqinje. /REL

    Artikuj të ngjashëm

    Mickoski për pikëkalimin e përbashkët me Kosovën: Sot e ardhmja fillon këtu, për dy shtetet që synojnë BE

    Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 viktima – krejt çka ndodhi nga orët e mëngjesit deri tash

    Rasti në Koçan, arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë

    Të Fundit

    Murati: Vendi mund t’i humbë 90 mln euro të BB-së nëse Kuvendi s’konstituohet deri në shtator

    Alarmon kreu i naftëtarëve: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

    Berisha: S’po shkojmë drejt bashkimit por ndarjes, liderët tanë janë mësuar t’i kapin për krahu për me gjetë zgjidhje

    Pamje nga momenti i grabitjes së barnatores në Pejë, i dyshuari arrestohet nga policia

    Shtyhet seanca gjyqësore për gaz lotsjellës në Kuvend

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.