Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Për çka dyshohen 16 të arrestuarit sot në veri?

    19/03/2025 19:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga lokali i tij në Mitrovicën e Jugut, doli me duar të lidhura nën shoqërimin e zyrtarëve policorë.

    Këta dyshohen për kryerjen e veprave penale “detyrim”, si dhe “importim, eksportim, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësimi ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse”.

    Njëri prej tyre që përfundoi nën pranga është edhe një zyrtar policor serb.

    Zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani thotë se i njëjti është suspenduar.

    Ky aksion është kryer në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq në koordinim mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

    Me një komunikatë të përbashkët këto institucione dhanë detaje se çfarë sekuestruan në këto lokacione.

    “Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’. Si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR”.

    Me urdhër të prokurorit, nga 16 persona të shoqëruar nga policia, 13 u dërguan në mbajtje.

    Ky operacion vjen pas hetimeve disamujore dhe u krye nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me mbështetjen e njësive policore dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

    Në veri kanë arritur 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë

    Aksioni i sotëm në veri, Vuçeviq: Kurti kot mundohet, serbët nuk do të thyhen

    Të Fundit

    Ky është i moshuari që është zhdukur në Has, nëse e shihni lajmëroni Policinë

    Trump: Putini me ofroi ndihmë për Iranin, i thash më duhet ndihmë për ty

    “Me dy të rame e mori atë që e meritonte” – Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si e rrahu Milan Radoiçiqin në Gjakovë

    Trump poston “screenshotin” e mesazhit nga shefi i NATO-s

    Presidenti i Iranit thotë se nuk do ta shkelin armëpushimin nëse s’e bën as Izraeli

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.