Pas ndarjes nga jeta të Haxhi Sinan Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, ne media u publikua një video ku fliste ish-presidenti për prindërit, ku shprehte mirënjohje, transmeton Demos.
“Unë jam shumë mirënjohës dhe përulem me respektin maksimal, edhe si djalë i tyre, si fëmijë i tyre që më kanë dhënë mbështetje gjithmonë, më kanë besuar gjithmonë dhe më kanë përkrahur gjithmonë,” kishte thënë Hashim Thaçi vite më parë.